Rama publikon videon nga samiti i Sofjes/ Përqafime me Vuçiç dhe bisedë me Cipras

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari ku po merr pjesë në Samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një video, ku shfaqet duke u takuar me personalitete dhe zyrtarë që marrin pjesë në samitin e Sofjes.

Kreu i Qeverisë shfaqet duke u përqafuar me presidentin serb Vuçiç si dhe duke biseduar me kryeministrin grek Aleksis Cipras.