Ruçi në Stamboll: Greqia, Bullgaria dhe Rumania mbështesin çeljen e negociatave në Qershor

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi në Stamboll.

Ruçi u takua me Kryetarin e Parlamentit Grek, Nikos Voutsis, me homologen Bullgare Karayahncheva si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.

Raportohet se në fokus të bisedimeve ishte rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ruçi-Voutsis theksuan se çelja e negociatave në Qershor është plotësisht e merituar. Gjithashtu Presidenca Bullgare dha garanci të plotë për çeljen e negociatave në Qershor.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Rumania është avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në Qershor.

“Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në Qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies”, tha Ruçi.