Shprehje nga shkrimtarët dhe filozofët më me ndikim në histori

Frederik Niçe

117 vite më parë u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare një ndër filozofët më me ndikim të periudhës së tij, autori i “Kështu foli Zarathustra” dhe ai që tha se njerëzimi nuk kufizohet vetëm nga e mira dhe e keqja, Frederik Niçe.

Frederik Niçe ishte një filozof gjerman që urrente krishtërimin dhe moralin. Filozofia e tij, gabimisht ngatërrohet me atë të nazizmit, sepse motra e tij ishte një lloj nazisteje, e cila dëshironte ta ngjallte punën e të vëllait pasi ai vdiq. Me ringjallje, kuptojmë një manipulim të rëndë për ta bërë veprën e tij të dukej anti-semite dhe pro-naziste.

Më poshtë, po ju paraqesim disa nga shprehjet më të rëndësishme të filozofit gjerman, antikrishtit dhe antimoralistit, Frederik Niçe (marrë nga “Përtej së Mirës dhe së Keqes”):

Është çnjerëzore të bekosh atje ku dikush mallkon.

Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim.

Krishtërimi i dha helm për të pirë Erosit; ky nuk vdiq, por u kthye në ves.

(Për çdo parti) Një bari ka gjithmonë nevojë për një dele. Në të kundërt, do t’i duhet atij të bëhet vetë delja.

Të flasësh shumë për vetveten mund të jetë edhe një mënyrë për t’u fshehur.

Ku është pema e dijes, aty është gjithmonë parajsa.

Ajo që bëhet nga dashuria ndodh gjithmonë përtej së mirës dhe së keqes.

Ndjenja e tragjedisë shtohet dhe pakësohet me sensualizmin.

Marrëzia është diçka e rrallë te njerëzit e veçantë, ndërsa tek grupet, partitë, popujt, epokat është në rregull.

Femra e mirë dhe femra e përdalë do dru.

Pjesa e poshtme e trupit bën që qenia njerëzore të mos merret aq lehtë për Perëndi.

Fjalia më me cipë që kam dëgjuar: Te dashuria e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.

Edhe bashkëjetesa pa kurorë u shthur: nga martesa.

Në sajë të muzikës, pasionet kënaqen me vetveten.

Nuk ka dukuri morale, por vetëm një shpjegim moral të dukurive.

I vura veshin jehonës dhe dëgjova lavdërime.

Në kushte paqeje, njeriu i luftës vërsulet kundër vetvetes.

Franz Kafka

Franz Kafka, mbahet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Vepra e tij përfshin libra si Metamorfoza (1912) apo romane, përfshirë Procesi (1925), Kështjella (1926) etj. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë botuar nga shoku i ngushtë Max Brod, i cili nuk e zbatoi dëshirën e Kafkës për t’i shkatërruar dorëshkrimet. Letërsia e tij vazhdon të pëlqehet edhe sot dhe Albert Camus, Gabriel García Márquez dhe Jean-Paul Sartre janë disa nga shkrimtarët e ndikuar nga ai. BBC, u ka kërkuar lexuesëve shprehjet më të pëlqyera të Kafkës dhe ky është rezultati.

 

Libri duhet të jetë shpata për detin e ngrirë që kemi brenda vetes.

Franz Kafka, në një letër për Oskar Pollak 1904

 

Ka një sasi të pafundme shprese në univers, por jo për ne

Franz Kafka në një letër për Milena Jesenska, 1920

 

Disa mohojnë ekzistencën e mizeries, duke treguar diellin. Ai mohon ekzistencën e diellit duke treguar mizerien.

Franz Kafka, ditari.

 

Gëzimi i jetës rridhte me aq pasion të zjarrtë nga gryka e tij, sa për spektatorët nuk ishte e lehtë ta përballonin tronditjen që shkaktonte.

Franz Kafka, nga historia e shkurtër “Artisti i uritur”

 

Qëndro në tavolinën tënde dhe dëgjo. Madje, as mos dëgjo, vetëm prit. As mos prit, qëndro plotësisht  i palëvizur dhe vetëm. Bota do të prezantojë veten e saj pa maskë, nuk do mund të bëjë gjë tjetër, ajo do të përpëlitet në ekstazë në këmbët e tua.

Franz Kafka, Procesi

 

Mos e përkul, mos e zbut, mos u përpiq ta bësh të logjikojë, mos e ndrysho shpirtin tënd në përputhje me modën. Përkundrazi, ndiq obsesionet e tua më të fuqishme, pa mëshirë.

Nga parathënia e librit me historitë e shkurtra të Franz Kafkës, shkruar nga Anne Rice.

 

Viktor Hygo

Victor Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar.

 

1.Pothuajse të gjitha dëshirat tona kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

2.Lutja është një pohim madhështor i padijës.

3.Lëvduar qoftë Perëndia që ia dha secilit lodrën e tij: kukullën fëmijës, fëmijën gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftëlargun!

4.Dikush nganjëherë thotë: ‘Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.’ Në fakt duhet të thotë: ‘Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës.’

5.Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

6.Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

7.Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.

 

Gabriel Garcia Marquez

Gabriel Garcia Marquez ishte shkrimtar kolumbian i cili u lind më 6 mars të vitit 1927 dhe vdiq më 17 prill të vitit 2014 .

Marquez konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar në botë. Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Marquez thirrej edhe si pioneri i zhanrit të realizmit magjik. Bujë të madhe bëri edhe me romanet “Njëqid vjet vetmi” , “dashuria në kohën e korelës” e të tjera. Ai la pas vetës një krijimtari të bujshme letërare.

– Asnjëherë mos rresht së qeshuri, as kur je i/e merzitur, dikush mund të bjerë në dashuri më të qeshurën tënde.

– Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota.

– Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësinë t’i bëjmë gjërat si duhet.

– Ndoshta Zoti do që ti të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t’i jesh mirënjohës.

– Mos qaj sepse i erdhi fundi. Buzëqesh sepse ndodhi.