Si kurrë më parë, masat drastike që po merr Kina para takimit historik Trump-Kim Jong

Koreja e Veriut ka ndërprerë bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut për shkak të stërvitjes ushtarake me forcat amerikane.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut tha se stërvitjet ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ishin një ‘provokim’ për Veriun.Gjithashtu u paralajmërua SHBA për zhvillimin e samitit historik dhe takimin midis Kim Jong-un dhe Presidentit Donald Trump, planifikuar për në 12 qershor.

Në muajin mars, Presidenti i SHBA-ve, befasoi botën me pranimin e ftesës për të takuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Rreth 100 avionë luftarakë, duke përfshirë një numër të papërcaktuar të bombarduesve B-52 dhe avionëve F-15K, të premten, filluan një stërvitje të përbashkët e quajtur “Max ThunderSHBA dhe Koreja e Jugut deklaroi se këto stërvitje janë thjesht për qëllime mbrojtje të bazuara në një marrëveshje të ndërsjellë të nënshkruar në vitin 1953.Dy vendet theksuan se stërvitja është e nevojshme për të forcuar gatishmërinë e tyre në rast të një sulmi të jashtëm.