Skandali ‘Xhafaj’ u bë për një paketë cigare? Pse PD-ja nuk tregon autorin e përgjimit?

‘Dua të hakmerrem kundër Agron Xhafajt, sepse kur hyra në burg për drogë në Itali, nuk më solli një paketë cigare. Dua hakmarrje’.

Kjo ishte deklarata e dëshmitarit X dhënë për Partinë Demokratike, e cila e publikoi sot për të treguar lidhjet e vëllait të Fatmir Xhafës, Agronit, me drogën.

Dëshmtari X , i quajtur Albert Veliu, tregoi për kamerën e PD-së, trafikun e drogës që ai bënte, ku sipa tij, është i përfshirë edhe Agron Xhafaj.

Alberti, edhe pse pretendon të zbërthejë bandën e madhe të Vlorës ku sipas tij drejtohet nga Agroni, dilte me një gjysëm buzëqeshje në fytyrë duke treguar mënyrën si funksionon trafiku i drogës.

Duke dhënë formën e një muhabeti kafeneje, Alberit tha se do hakmarrje kundër Agron Xhafës për shkak se kur është arrestuar në Itali për trafik dorge, vëllai i ministrit nuk shkoi që ti çonte një paketë cigare.

A është një paketë cigare shkaku i plasjes së skandalit të drogës, ku PD pretendon se është i implikuar vëllai i Fatmir Xhafës?

Partia Demokratike nuk pranon që të zbulojë burimin e audiopërgjimit. Organi i akuzës do të kërkojë patjetër që të zbardhet autori i audiopërgjimit.

PD nuk pranon që të nxjerrë autorin duke thënë se po kërkon që ta vrasin. Duke mos dalë emri i autorit dhe kohës kur është xhiruar ky përgjim, PD ka ulur më shumë imazhin juridik të partisë.

Opozita duhet të mbajë përgjegjësi, sepse nëse Prokuroria vërteton se ky përgjim është i falsifikuar, ata mund të kallëzohen për prishje dhe dëmtim imazhi, gjithashtu edhe për falsifikime dhe dëshmi të rreme.

Kjo është edhe një test për organet e drejtësisë. Me Reformën në Drejtësi, e cila është në lupën e ndërkombëtarëve, do të pritet që të zbardhet e vërteta, nëse video-përgjimi është i vërtetë apo jo.

Vëllai i ministrit Xhafaj, ka thënë se ky nuk është zëri i tij, por është e montuar.

Partia Demokratike, nëse ka fakte dhe dëshmi që tregojnë trafikun e drogës ku është përfshirë edhe Agron Xhafaj, duhet ti dorëzojë organeve të drejtësisë, të cilat priten të zbardhin çështjen.