Thirrja e Hahn për Shqipërinë: Kapni “peshqit e mëdhenj” ose ndërpresim negociatat

Në një intervistë për median ‘Stuttgarter Zeitung’ Komisioneri për Zgjerimin në BE Johannes Hahn, ka folur ndër të tjera edhe për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ashtu si ambasadori amerikan, Donald Lu edhe Hahn tha se Shqipëria dhe Maqedonia duhet që të vendosin para drejtësisë ”peshqit e mëdhenj”, pasi në të kundërt negociatat për anëtarësimin në BE, mund edhe të ndërpriten.

”Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.

Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj që nuk kursehen.

Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”, thotë Hahn.