Thirrja e Ramës për burg/ Prokuroria kërkon dëshminë e tre demokratëve

Vetëm disa orë pasi kryeministri i vendit Edi Rama e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorrën, Prokuroria bën një lëvizje.

Mësohet se organi i akuzës i ka dërguar letër për t’u paraqitur tre demokratëve, deputetit Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianjit dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit.