VIP-at nën urdhrat e Luana Vjollcës! Mësoni DETAJET e spektaklit më të ri që do të drejtojë ajo

Në sezonin e ri televiziv të Top Channel pritet të nisë programi “Big Brother Vip”.

Ky lajm qarkullon prej kohësh në media, megjithatë Gazeta Express ka mundur të zbulojë disa detaje nga nisja e këtij programi të ri, i cili vjen si risi në vendin tonë.

“Big Brother Vip” do të mbajë autorësinë e moderatorit Ledion Liço, i cili ka prezantuar më parë një nga edicionet e “Big Brother”, ndërkohë që prezantimi i është besuar bukuroshes Luana Vjollca.

Sa i përket i banorëve që do të jenë pjesë i këtij formati televiziv, konfirmohet për Gazeta Express se do të jenë këngëtarë, modele të njohura dhe aktorë, që do të qëndrojnë për muaj të tërë të mbyllur në një shtëpi.