5 Shenjat që Trupi Juaj Po Mban Ujë të Tepërt

Uji është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e trupit tonë. Çdo pjesë që mund të mendojmë, përmban një përqindje të caktuar të ujit. Megjithatë, nganjëherë trupi ynë mund të mbajë shumë ujë dhe kjo është e dëmshme si për shëndetin tuaj ashtu edhe për bukurinë tuaj.

Gjendja e trupit kur përmban shumë ujë quhet mbajtje, ruajtje. Ja cilat shenjat e mbajtjes së ujit dhe mënyrat për t’u marrë me këtë problem.

Këmbë dhe nyje të fryra

Arsyet dhe simptomat: Qëndroni ulur gjithë ditën në tavolinën tuaj të zyrës? Apo ndoshta puna juaj kërkon që të qëndroni në këmbë me orare të gjata? A bëni ndonjërën prej tyre, pa patur shumë lëvizje?

Kjo mund të rezultojë në këmbë dhe nyje të fryra.

Ju gjithashtu mund të përjetoni dhimbje dhe ndjesinë e “këmbëve të rënda”. Këto simptoma do të bëhen më keq nëse kodi juaj i veshjes përfshin takë të lartë.

Si të merreni me të: Shtrihuni me këmbët tuaja të ngritura nga toka, disa herë në ditë. Bëni një pushim dhe dilni për të ecur herë pas here. Vishni këpucë të rehatshme.

Mbajtja e ujit në zonën e barkut

Arsyet dhe simptomat: A po afrohet data e periodave? A po përdorni pilula kontraceptive që përmbajnë hormone? Apo jeni në terapinë zëvendësuese të hormoneve? Ndonjë nga këto mund të shkaktojë bark të fryrë dhe të “rënduar”.

Si të merreni me të: Nëse gjendja është para menstruacioneve, ajo duhet të largohet pas disa ditëve, por nëse është e lidhur me mjekimin tuaj, mund të konsultoheni me mjekun tuaj.

Gjithashtu duhet të shkoni te mjeku nëse barku juaj i fryrë kombinohet me dhimbje ose simptoma të tjera të pakëndshme.

Këmbë dhe bark të fryrë

Arsyet dhe simptomat: A ju duket se mbeteni shpesh pa frymë ose shpesh ndiheni të dobët dhe të trullosur? A ndjeni bllokim të frymëmarrjes ose ju është ngritur niveli i rrahjeve të zemrës?

Nëse këto simptoma shfaqen pa ndonjë arsye të qartë, konsultohuni me mjekun tuaj. Këto shenja, të kombinuara me këmbët dhe belin e fryrë, mund të jenë një sinjal se ju keni probleme me zemrën.

Si të merreni me të: Konsultohuni me mjekun tuaj dhe ndiqni udhëzimet që merrni nga ata. Kontrolloni rregullisht shëndetin tuaj dhe ulni sasinë e kripës në dietën tuaj ushqimore.

Fytyra e fryrë (sidomos zona e syve)

Arsyet dhe simptomat: Nga çfarë përbëhet nga ushqimi që konsumuat në mbrëmje? A ishte ushqimi i kripur, ushqim i shpejtë, apo diçka e konservuar? Nëse po, atëherë nuk është çudi që ju të zgjoheni me fytyrën tuaj të fryrë.

Si të merreni me të: Kjo gjendje largohet natyrshëm pas njëfarë kohe. Për ta shmangur atë, ulni sasinë e kripës dhe elementëve konservues në dietën tuaj.

Këmbë të fryra që dhembin

Arsyet dhe simptomat: A duken venat në këmbët tuaja më të mëdha? A ndryshon ngjyra e lëkurës tuaj? A keni skuqje të lëkurës?

Këto mund të jenë simptoma të problemeve të venave. Për disa arsye, venat tuaja nuk funksionojnë ashtu siç duhet ose mund të keni një mpiksje gjaku.

Si të merreni me të: Konsultohuni me mjekun tuaj. Ju mund të keni nevojë të filloni të merrni ilaçe ose të bëni kirurgji. Ndiqni saktësisht recetat e tyre dhe lejoni që këmbët tuaja të pushojnë mjaftueshëm.

Veshja e një palë çorapeve me ngjeshje të kualitetit të lartë mund të jetë e dobishme gjithashtu.

Simptoma të tjera të zakonshme që mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit:

– Shtatzënia

– Efektet anësore të ilaçeve

– Sëmundje në mushkëri ose në organe të tjera, përfshirë kancerin

– Udhëtimi ajror

– Kequshqyerja

Mos harroni se mbajtja e ujit duhet të konsiderohet e rrezikshme vetëm nëse shfaqet pa asnjë arsye të qartë ose nëse është e kombinuar me simptoma të tjera si dhimbje, skuqje ose temperaturë.

Rregullat e përgjithshme të përballimit të problemeve me mbajtjen e ujit:

– Ruani një dietë të shëndetshme dhe zvogëloni sasinë e kripës në ushqimin tuaj. Sigurohuni që të përfshini arra, banane, avokado, fruta agrume dhe perime jeshile në dietën tuaj.

– Mbajini këmbët tuaja të ngritura pas një dite të gjatë.

– Konsultohuni me mjekun tuaj nëse mbajtja e ujit ndjehet jonormale ose nëse është e kombinuar me simptoma të tjera (dhimbje, skuqje etj.).

– Nëse ju përshkruhet nga mjeku, rregullisht merrni mjekimet dhe ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj.

– Merrni në konsideratë përdorimin e çorapeve speciale ngjeshëse, por konsultohuni me doktorin tuaj para se të bleni një palë të tilla.