Allison kushton shumë, Liverpool bëhet gati për Strakoshën

Gabimet e portierit Kairus në finalen e Champions League, duket se kanë bërë që Liverpool të mendojë seriozisht për një portier që mund të japë siguri dhe garanci për portën.

Emri i parë në listën e dëshirave është braziliani Alison Beker, por mesa duket “The Reds” nuk kanë ndërmend të paguajnë shumën e 80 milionë eurove për një portier, ndërkohë që drejtuesit anglezë i kanë hedhur sytë nga Lazio.

Portieri shqiptar Thomas Strakosha është një ndër më të dalluarit gjatë sezonit të kaluar në Itali, duke u përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të vitit për moshat U-23.

Kjo performancë e gardianit kuqezi, ka bërë që drejtuesit e Liverpool të mendojnë një ofertë. Sipas medieve italiane, oferta është 30 milionë euro, shifër kjo që vështirë që mund të refuzohet nga Lazio.