Arrestohet koreografi Albi Nako?

Ditën e sotme, bazuar në videon e publikuar nga “Xing.al” është arrestuar koreografi i njohur shqiptar Albi Nako.

Në videon e mëposhtme, duket qartë momenti kur Nako ndodhet në një event dhe forcat e rendit hyjnë me shpejtësi midis turmës për të arrestuar koreografin.

Me maska dhe armë në duar, forcat e rendit kanë befasuar të pranishmit ndërsa Nako nuk shihet t’u ketë bërë rezistencë. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të koreografit, por na mbetet të presim edhe pak për ta mësuar.