Arrestohet Messi, policia e Moskës në hall me sozinë e argjentinasit

Një lajm i çuditshëm vjen nga Moska, një ditë para fillimit të Botërorit. Policia ruse është detyruar të arrestojë iranianin Reza Parastesh…se ngjan shumë me Lionel Messin.

Iraniani është një “fotokopje” e mirëfilltë e argjentinasit dhe shumë shpesh njerëzit e ngatërronin edhe në vendlindjen e tij me yllin e Barcelonës.

Por me sa duket në Rusi njerëzit nuk mendonin se do të shihnin në rrugët e Moskës një kopje aq origjinale dhe dje, kur ai është shfaqur në Sheshin e Kuq me fanellën e Barcelonës, është krijuar aq kaos, sa u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Me qindra tifozë e kanë rrethuar menjëherë duke kujtuar se është origjinali për të bërë foto me të duke krijuar një situatë kaotike dhe policia e ka parë të arsyeshme që të shpërndante turmën dhe të shoqëronte në komisariat iranianin.