Dje u zgjodh trajner i Real Madrid, sot mund të shkarkohet nga Spanja

Ngjarjet janë duke ndodhur me një ritëm të madh që nga ora 5 e pasdites së djeshme, kur u bë e ditur se Real Madridi ka arritur marrëveshje me kreun aktual të stolit të Spanjës, Julien Lopetegui.

Nga ora dhjetë e darkës së të martës askush nga Federata Spanjolle e Futbollit nuk guxonte të siguronte që Lopetegui do të ulet në stolin e kombëtares iberike në “Socchi Stadium”, kundër Portugalisë.

Presidenti i federatës, Luis Rubiales, ndihet i tradhëtuar nga ana e teknikut dhe zemërimi i tij po rritet me kalimin e orëve.

Pas mbërritjes në Krasnodar, ku është e grumbulluar për Botëror kombëtarja spanjolle, ai kërkoi shkarkimin e trajnerit, por disa anëtarë të federatës u përpoqën për ta qetësuar presidentin e plagosur nga ajo që e konsideron mungesë takti nga trajneri.

Presidenti Rubiales, i mërzitur dhe i hutuar, tha me mbërritjen e tij në rezidencën e Krasnodar: “Kjo nuk është koha për të folur, por ne do të marrim një vendim që i përshtatet më mirë kombëtares. Ne do të bëjmë gjëra të përgjegjshme”.