E pabesueshme, atleti kubanez kalon të gjithë gropën e kërcimit (Video)

Atleti kuban i kërcimit së gjati ka bërë një provë historike në këtë disiplinë. Është vetëm 19 vjeç, por Echeverria ishte i pabesueshëm në provën e tij kur e tejkaloi gjatësinë e gropës së mbushur me rërë.

Ai kërceu egzaktësisht 8 metra e 83 centrimetra. Gjithsesi, për  fatin e tij të keq kjo provë nuk u quajt pasi ai kishte në favor erën me 2.1 metra për sekonde.

Që në fakt ishte vetëm 0.1 metër më shumë se norma e lejuar. Ai gjithsesi, siguroi vendin e parë në provën e katërt me 8 metra e 50 centimetra. Garat u zhvilluan në Suedi.