E pabesueshme, festa për golin shkaktoi tërmet në Meksikë

Entuziazmi i jashtëzakonshëm i tifozëve të Meksikës për golin e shënuar në ndeshjen kundër Gjermanisë ka shkaktuar një tërmet, nga ata të vërtetët.

Këtë e bën të ditur vetë Instituti Sizmologjik në Meksiko, kryeqytetin e këtij vendi që ka një popullsi prej 20 milionë banorësh.

“Tërmeti i shkaktuar në Meksiko kishte origjinë artificiale. Me shumë mundësi për shkak të kërcimeve masive gjatë golit të kombëtares së Meksikës në Botëror.

Të paktën dy sensorë të ndryshëm brenda kryeqytetit e sinjalizuan në orën 11:32 lokale”, – shkruhej në njoftimin e bërë nga Instituti Sizmologjik.