Ekspertë e shkencëtarë: Brazili mund në finale Gjermaninë dhe fiton Kupën e Botës

Brazili është favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës. Këtë e thonë specialistë të ndryshëm të futbollit, duke u bazuar te kualiteti i skuadrës që drejtohet nga trajneri Tite.

Por këtë konkluzion kanë nxjerrë edhe disa ekspertë dhe shkencëtarë, duke u bazuar në statistika. Përfaqësues të Universiteteve të ndryshme, në Insbruk dhe Mynster, por edhe të disa kompanive që bëjnë analiza ekonomike, kanë llogaritur shanset që kanë skuadrat për Kupën e Botës.

Përveçse ka nxjerrë Brazilin fitues të “Russia 2018”, ky studim evidenton edhe faktin tjetër se në finale skuadra amerikano-jugore do të ndeshet me kampionët në fuqi të Gjermanisë.