Festivali ndërkombëtar “Albamono”, një sukses i radhës

Përgatiti: Besnik Bedollari

U mbyll me sukses para pak ditësh edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar “ALBAMONO” në qytetin e Maliqit, në Dardhë, Voskopojë dhe Korçë.

Ky festival e çeli siparin e tij në datën 27 maj duke patur si çdo vit mbështetjen  e veçantë të kryetarit të bashkisë Maliq z.Gëzim Topçiu. Pjesmarrës në këtë edicion ishin trupa teatrore nga shumë vende të ndryshme si: USA, Sllovakia, Polonia, Ukrahina, Izraeli dhe Shqipëria.

E veçanta e këtij edicioni është që për herë të parë disa nga shfaqjet u zhvilluan në Pyllin e Fazaneve, Maliq, Pazari i rikonstruktuar i Korçës, Katedrale e Korçës edhe  në Voskopojë.

Një veprimtari  e  tillë  synon  jo  vetëm  afirmimin  e  Maliqit dhe Korçës dhe rrethinave të saj  si  një  qytet  me  tradita  të  hershme në fushën e kulturës, por jep kontribut të drejtpërdrejtë në promovimin e turizmit kulturor. Përveç shfaqjeve teatrore u zhvilluan  edhe aktivitete të tjera kulturore si : koncert me këngë, melodi dhe valle tradicionale me artistët e Pallatit të Kulturës ”Dhimitër Orgocka”,  si dhe vizita nëpër monumente të trashëgimisë kulturore, Muzeun Mesjetar, ambjente të tjera të Qarkut Korçë, vizita tek fabrika e Birrës, Mjalti Morava etj.

Organizimi i festivalit sherbeu për të krijuar dhe  një  garë  artistike vlerash, ku secila trupë do të   pasurojë  më tej  traditën  teatrore. Festivali i Monodramës duke pasur gjuhën e vet specifike, i kapërcen barrierat që mund të ketë për shkak të gjuhëve të popujve të ndryshëm.

Madje siç janë shprehur artistët nga vende të ndryshme te Evropës gjatë diskutimeve në Festivalin Teatror  ”ALBAMONO”, mosnjohja e gjuhëve përkatëse, nuk krijon vështirësi, sepse ata i bashkon gjuha e artit, kuptohen nëpërmjet elementëve të veçantë të tij si interpretimi, lëvizjet, detajet artistike, muzika etj.

Në datë 27 Maj 2018 u zhvillua ceremonia e hapjes së festivalit në Pyllin e Fazaneve në Bashkinë Maliq  ku fjalën e rastit e mbajti drejtori i festivalit i cili foli për rëndësinë e organizimit të këtij festivali për veçoritë e tij, duke  falenderuar bashkinë Maliq dhe sidomos kryetarin për mbështetjen e këtij edicioni të veçante. Më pas fjalen e mori kryetari i bashkisë dhe Presidenti i Festivalit Ndërkombëtar “ALBAMONO” z. Gezim Topçiu i cili theksoi  suksesin e Festivalit Albamono ndër vite si dhe premtoi për mbështetje të mëtejshme për festivalin.

Midis të tjerave ai tha se ky aktivitet kulturor ka mjaft rëndësi për qytetin e Maliqit, pasi gjallëron jetën kulturore artistike të tij. Në datë 27 Maj 2018 ora 18.00 në katedralen e qytetit Korçë, u çel sipari i shfaqjeve të monodramës me aktorin nga  Filadelfia USA, Ibrahim Miari me pjesën “Në mes”.

Një shfaqje autobiografike që fliste për jetën e tij në Palestinë, Israel dhe USA. Momente mjaft impresionuse dhe aktuale në marredheniet ndërmjet komuniteteve të ndryshme. Një shfaqje mjaft interesante dhe një interpretim shumë i mirë i aktorit . Shfaqja u përcoll me interes nga publiku.

Në datë 28 Maj ora 12.00  shfaqja u zhvillua në kishën Shën Gjergj në Dardhë. Një ambjent mjaft interesant  ku aktorja nga Israeli Yafit Levi interpretoi pjesën e titulluar “Tymi si njeriu” . Një  shfaqje më shumë gjallëri dhe një interpretim mjaft të veçantë. Një komunikim mjaft interesant me publikun dhe një atmosferë e veçantë në këtë ambient.

Më pas të gjithë artistët vizituan monumentet e kulturës së Dardhës si dhe mikpritjen e fshatarëve të zonës.Në datë 28 Maj ora 18.00 festivali u zhvendos në  Katedralen e qytetit të Korçës. Një skenë mjaft interesante për t’u interpretuar monodrama. Në skenë u ngjit aktori  nga  Sllovakia me pjesën “I marri”. Një interpretim i shkëlqyer i aktorit sllovak  me një tekst mjaft interesant shkruar  një komunikim i papërsëritshëm  me spektatorin. Për t’u përmendur ishte një zgjidhje shumë interesante regjisoriale . Një skenografi që i përshtatej më së miri dramës së ketij aktori.

Në datë 29  Maj ora 12.00 shfaqja u vendos në Voskopojë ku të gjithë aktorët regjisorët dhe të ftuarit vizituan monumentet e kulturës të Voskopojës duke vlerësuar në veçanti kishën e Voskopojës. Më pas në një ambjent shumë të këndshëm aktori Ukrainas Oleg  Shushpanikov i Maskam Rad Teater interpretoi me shumë pasion pjesën “ Për efektet e dëmshme të duhanit” të A. Chekhov. Interpretim që u vleresua nga të pranishmit.

Pas shfaqjes të gjithë artistët shijuan ushqimet tradicionale të Voskopojes. Në datë 29 Maj  ora 18.00 në Katedralen e qytetit të Korçës ishte rradha e Teatrit MASKA Poloni, të shpaloste vlerat e tij.

Këtë më së miri e bëri aktori Krystofsz Rogarevicz me pjesën “ Kontrabasi”. Një interpretim mjaft interesant me gjallëri të jashtzakonshme, komunikim i përkryer me spektatorin. Kostumografi shumë e veçantë. Për t’u admiruar loja e aktorit polak fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare në mbarë botën , një shkollë e vërtetë e aktrimit, e thënë kjo nga aktorët e tjerë shqiptare dhe të huaj. Në datë 30 maj ora 18.00 në Katedralen e qytetit të Korçës luajti në skenë aktori nga Sllovakia i Spiske Divaldo Teatër.

Janë Jendrovski me përformancën “Shekulli sipas Marias”, që bën fjalë për kujtimet e gjyshes së tij që kishte kaluar në tre epoka lufta, pushtimi nga Rusia i Çekosllovakisë dhe ditët e sotme. Gjetja regjisorjale e veçantë pasi të gjithë dramën e tij ai e interpretonte nëpërmjet fizarmonikës duke kënduar dhe duke dialoguar me spektatorin.

Pati një mbyllje interesante një bisedë me publikun. Spektatorët  e mirëpriten me duartrokitje këtë shfaqje. Ai falenderoi të gjithë për mundësinë që i dhanë për të interpretuar në skenën shqiptare. Në datë 31 maj ora 18.00 në Katedrale trupa e teatrit nga Kievi  Suzirja Teater, u paraqit me shfaqjen “Lufta me hijet”, interpretuar nga aktori Volodymyr Holosniak. Një shfaqje plot ritem energji dhe një interpretim i shkëlqyer. Jeta e një boksieri kampion ishte përmbajtja e pjesës. Gjatë gjithë shfaqjes u mbajt një ritem i lartë, force dhe aktrim plot pasion.

Durtotrokitje të gjata pas kësaj shfaqje. Në datën 1 qershor  2018  dita e fundit e festivalit u mbyll me një shfaqje shumë të bukur e pazakonte Post Kurtet e Heiner Myler  nga Puls Teater, Serbi. Një shfaqje me një koreografi shumë interesante  interpretuar nga tre aktore. Gruaja rikrijon emocionet, eksperiencat dhe situatat që mbart në trup, të cilat e sjellin atë në një vend “të panjohur”.

Ajo është në konflikt me Shpirtin e Hapësirës i cili inkurajon kohën dhe koha sheh të gjithë performancën e saj. Muzika live në skenë e ndihmon gruan të përgatitet për kthimin në një jetë të re. Gjatë gjithë shfaqjes patën  një komunikim mjaft të ngohtë me publikun. Regjisori kishte bërë një zgjidhje artistike të shkëlqyer. Shumë duartrokitje për këtë shfaqje dhe sidomos u vleresua  interpretimi i shkëlqyer i aktorëve. Këtë edicion e monitoroi edhe specilaistja e Ministrisë së Kultures Eneida Shiroka.

Datë  1 Qershor  2018  gjithashtu në teatrin A. Z. Çajupi u zhvillua shfaqja e aktores Justina Aliaj  “ Mbreteresha ‘’ të Rexhep Qosjes. Një shfaqje që u mireprit nga spektatoret për interpretimin e aktores që luan në skenë pas shumë vitesh. Pas shfaqjes së datës 1 qershor në Katedralen e Korçës u zhvillua ceremonia e ndarjes se çmimeve ku juria ndërkombetare e përbërë prej  Bllagoeje Stefanovski , Zamira Kita dhe Dinos Koubatis, pasi vleresuan  organizimin e festivalit në emër të jurisë dhanë  dhe çmimet përkatëse:

  1. Çmimi Aktori më i mirë: Aktorit nga Polonia – Krysztofsz Rogacevicz (me shfaqjen “Kontrabasi”)
  2. Çmimi Aktorja më i mirë: Aktores nga Serbia – Jelena Jivetic (me shfaqjen “Post kuartet”)
  3. Çmimi i audiencës: Aktori nga UkrahinaVolodomyr Holosniak (me shfaqjen “Lufta me hijet”
  4. Çmimi shfaqja më e mirë: Puls Teatër ( me shfaqjen Post kuartet)
  5. Çmimi i karrierës: JUSTINA ALIAJ

Suksesi i radhës i mbetet vitit pasardhës me po atë vrull dhe dashamirësi ndaj artit dhe nxjerrjen në pah njëkohësisht të turizmit të zonës së Maliqit dhe Korçës.