Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Perikli Dhales

Perikli Dhalesi është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Një nga mbrojtësit më të mirë të viteve 60’, ka mbrojtur ngjyrat e Tiranës.

Ai ka luajtur në fillimet e tij me futbollsitë si Ali Mema, Fatmir Frashëri, ndërsa në mbyllje përkrah Agustin Kolës, Arben Minës dhe Shkëlqim Muçës.

Pas karrierës si futbollist, ai u aktivizua edhe në politikë. Për 2 vite ishte drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”.