Gafa e Sampdorias, ngatërroi Berishat, Etriti nuk lëviz nga Atalanta

Gafa e shekullit të XIX. Kështu është cilësuar nxjerrja e lajmit nga e përditshmja “Genoese”, e cila raportoi se portieri i kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, ka arritur marrëveshjen me ekipin e Sampdorias.

Në fakt, lajmi duhet të ishte për sulmuesin kosovar të lindur në Suedi, Valon Berisha, që luan me Sazlburg.

Media që publikoi lajmin për akordin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, e fshiu atë disa orë më vonë, dhe la të kuptohej që ka qenë një lapsus.