Gërhitja, ndërlikimet shëndetësore dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut

Gërhitja e përhershme mund të bëhet më tepër se një bezdisje. Përveç pengimit të gjumit të partnerit/partneres, nëse gërhitja shkaktohet nga apnea obstruktive e gjumit, ju mund të rrezikoheni nga ndërlikime të tjera, ku përfshihet:

  • Gjendje përgjumje;
  • Frustim i shpeshtë ose zemërim;
  • Vështirësi në përqendrim;
  • Rrezik më të lartë nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës;
  • Probleme në sjellje, siç është sulmi ose problemet në nxënie tek fëmijët me apnea obstruktiv të gjumit;
  • Një rritje e rrezikut të aksidenteve të automjeteve për shkak të mungesës së gjumit.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Paraqituni tek mjeku nëse keni këto simptoma:

  • Zhurmë gjatë fjetjes;
  • Gjendje të përgjumur gjatë ditës;
  • Vështirësi në përqendrim;
  • Dhimbje koke në mëngjes;
  • Dhimbje të fytit;
  • Gjumë jo të qetë;
  • Gulçime ose marrje fryme gjatë natës;
  • Tension i lartë i gjakut;
  • Dhimbje të kraharorit gjatë natës;
  • Gërhitja juaj është aq e zhurmshme sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj;
  • Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma.

Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktarët e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët, shkruan Shëndeti.

Përgatituni për takimin me mjekun

Fillimisht duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes. Ky i fundit mund t’ju referojë tek një mjek specialist në trajtimin e çrregullimeve të gjumit ose tek një specialist i veshit, hundës apo fytit.

Meqenëse vizitat tek mjeku janë të shkurtra, ndonëse ka shumë për të folur, është mirë të shkoni të parapërgatitur. Më poshtë keni disa informacione që do t’ju ndihmojnë gjatë takimit dhe çfarë të prisni prej mjekut.

Çfarë mund të bëni.

Shkruani të gjitha simptomat që keni përjetuar, përfshirë edhe ato të cilat duken jo relevante me arsyen e këtij takimi. Pyesni partnerin/partneren që t’iu përshkruajë çfarë ai/ajo ka vënë re gjatë natës teksa ju flinit.

Ose, më mirë kërkojini partnerit tuaj t’ju shoqërojë në takimin me mjekun, kështu ai/ajo tregon më shumë për simptomat.

Bëni një listë të medikamenteve, vitaminave që jeni duke marrë.

Shkruani pyetje që dëshironi t’i bëni mjekut.

Koha me mjekun do të jetë e limituar prandaj bëni një listë pyetjesh që t’ju ndihmojë të shfrytëzoni të gjithë kohën me të.

  • Çfarë e shkakton gërhitjen?
  • A është gërhitja një shenjë e diçkaje serioze, siç është apnea obstruktive e gjumit?
  • Çfarë testesh më duhet të bëj?
  • Çfarë ndodh gjatë një testi në gjumë?
  • Çfarë trajtimesh rekomandohen për gërhitjen?
  • Çfarë efektesh anësore mund të këtë trajtimi?
  • Ka alternativë ndaj qasjes që ju sugjeroni?
  • Çfarë  hapash mund të ndërmarr që të më ndihmojnë me gërhitjen?
  • Si mund ta menaxhoj gjendjen nëse kam probleme të tjera më shëndetin?
  • A ka broshura ose material të printuara që mund t marrë me vete? Ose çfarë uebsajti më rekomandoni?
  • Përveç këtyre pyetjeve që keni përgatitur, mos hezitoni të bëni pyetje të tjera që ju lindin gjatë takimit.

Çfarë të prisni nga mjeku?

Mjeku do t’ ju bëjë shumë pyetje. Të qenët gati t’ju përgjigjeni pyetjeve ju kursen kohë për t’u kushtuar më shumë pikave që ju interesojnë. Doktori mund t’ju pyesë:

  • Kur filluat të gërhisni për herë të parë?
  • Gërhisni çdo natë apo njëherë në ca kohë?
  • A zgjoheni gjatë natës?
  • Mendoni se diçka që ju bëni e përmirëson gërhitjen?
  • Çfarë mendoni se e përkeqëson gërhitjen?
  • Ju ka thënë partneri/ partnerja që gjatë gjumit të keni patur pauza ose vështirësi me frymëmarrjen?
  • Jeni zgjuar ndonjëherë nga asfiksimi, mbytja apo gërhitja?

Teste dhe diagnoza

Për të diagnostikuar gjendjen shëndetësore, mjeku do të rishikojë shenjat dhe simptomat si dhe historikun mjekësor. Ai do të kryejë gjithashtu një ekzaminim fizik. Mund të pyesë edhe partnerin/partneren për mënyrën e gërhitjes, për ta kuptuar më mirë problemin.

Analiza

Mjeku mund t’ju kërkojë të bëni një skaner, siç është X-ray, skanim tomografi të kompjuterizuar ose rezonancë magnetike të imazhit për të kontrolluar strukturën e rrugëve të frymëmarrjes.

Studimi i gjumit

Në varësi të ashpërsisë së gërhitjes suaj dhe simptomave të tjera, mjeku mund t’ju kërkojë të bëni një studim të gjumit, që shpesh kryhet në shtëpi, por, në varësi  të problemeve të tjera mjekësore, mund t’ju duhet të qëndroni edhe në një qendër të specializuar në studimin e gjumit për t’u monitoruar nga specialistët.