Hysaj mban “peng” kalimin e trajnerit Sarri te Chelsea

Shtypi sportiv në Itali shkruan sot se marrëveshja Chelsea-Sarri ka mbetur e bllokuar nga Elseid Hysaj. Po si është e mundur një futbollist të ketë kaq rol?

Nëse klubi londinez paguan klauzolën e mbrojtësit shqiptar, kjo do të ishte lëvizja e duhur për të bindur De Laurentiis dhe Napolin për të lënë të lirë trajnerin Maurizio Sarri.

Dje ka pasur një takim mes agjentit të Hysajt, Giuuntoli dhe Fali Ramadanit, i cili ka marrë përsipër transferimin e trajnerit Sarri te Chalsea pa paguar 8 milionë eurot që ai ka si klauzolë në kontratë.

De Laurentiis nuk dëshiron ta lërë trajnerin të ikë, por zgjidhja mund të vijë falë Hysajt, të cilin Sarrin dëshiron ta marrë me vete në Angli.

Chelsea është gati të paguajë klauzolën e 50 milionë eurove për mbrojtësin e krahut të djathtë, që të bindë presidentin për të marrë edhe trajnerin.