Ironizon Laert Vasili: Mos e bëni Teatrin, na lini të vdesim nga tuberkulozi!

Në takimin me artistët, teksa diskutohej fati i Teatrit Kombëtar aktori i njohur Laert Vasili zgjodhi të flasë me ironi.

“Më lër të flas për Teatrin e Ri, ka që 5 vjet më mban shpirtin. Dëgjova shumë gjëra, shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore, e cila nuk mund të krijohet nën tallashet e Musolinit. Nëse dikush nuk sheh dot të ardhmen e Teatrit në një strukturë futuriste atëherë të shohë estetikën e tij. Nuk duam teatër të ri me 30 milion lekë. Duam të rrimë aty, të vuajmë nga turbekulozi. Le të ruajmë etikën artistike. Mos e bëni, na lini të vdesim nga tuberkulozi”, tha ai.