Italia ‘fik’ shpresat e emigrantëve: As të mos e provojnë

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm antiemigracion i Italisë ka bërë një paralajmërim të forte për gjithë anijet humanitare që transportojnë emigrantë që të mos përpiqen të ankorojnë në Itali.

Lideri i partisë Lega Nord ishte ai që ndaloi një anije me qindra emigrantë në bord që të ankorohej në brigjet italiane. Anija Aquarius dhe dy anije italiane që e shoqërojnë janë nisur drejt Spanjës për të zbarkuar emigrantët dhe priten të mbërrijnë të dielën.

“Ndërsa anija Aquarius shkon drejt Spanjës, dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit klandestin dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë portet të tjera, ku të shkojnë”, shkroi Salvini në rrjetet sociale.