Ja cilat janë tendencat e fundit të modës për sezonin e verës

Prerjet, copat, ngjyrat, materialet, ja tendencat më të bukura të modës për këtë sezon.

Pardesyja ngjyrë pudër

Ngjyrat e lehta si: bojë qielli, rozë, e verdhë delikate, apo jeshile pastel do jenë më të preferuarat për pardesytë verore. Me një pardesy bojëqielli, dhe një kombinim xhinse, t-shirt e bardhë dhe atlete të bardha do dukeni për mrekulli.

Vijat

Vijat do jenë shumë në modë, por ato të kombinuara blu me të bardhë do jenë ndër më të prerefuarat e sezonit. Fustan, pantallona serioze apo jumpsuit, zgjedhja do jetë në dorën tuaj.

Ngjyra vjollcë

Ngjyra vjollcë nuk është shumë e lehtë për t’u kombinuar, por vera është sezoni ku mund të shkojë më tepër. Kombinojeni me bizhuteri, apo këpucët e duhura dhe me një fustan apo një xhaketë vjollcë do dukeni për mrekulli.

Theket

Hiqni dorë nga veshjet mbushur me theke dhe zgjidhni diçka më të thjeshtë pasi do dukeni edhe më bukur. Disa theke në fund të fustanit, të fundit, të çantave apo nëpër aksesorë do ishin idealet.

Shpatullat e hapura

Bluza, fustane apo këmisha, gjithçka do jetë e lejuar dhe do duket bukur nëse do i ketë shpatullat zbuluar.

Pantallonat e shkurtra

Pantallonat e shkurtra të gjëra, me shtratin lart do duken bukur dhe do ju tregojnë më elegante.

 

Fustanet e hapur anash

Këta fustane mirë është t’i zgjidhni për një mbrëmje pasi do dukeni gjithmonë bukur.

Prerjet asimetrike

Në sezonin e ri hiqni dorë nga fryrjet e tepruara dhe gjatësitë e mëdha. Bluzat, këmishat apo fustanet me prerje asimetrike do jenë ndër më të pëlqyerat.

Roza flashy

Zgjidhni më mirë aksesorë dhe pjesë të vogla me këtë ngjyrë në mënyrë që të mos dukeni keq.

Motivet grafike

Xhaketat pa mëngë, pas trupit dhe me motive do duken shumë bukur. Edhe aksesorët me motive grafike do duken më së miri në pranverë dhe në verë.

Korali

Korali është perfekt për të treguar edhe më shumë ngjyrën pas plazhit.

Shtrati lart në version korse

Stili me korse apo me një rrip të lidhur do jetë shumë i preferuar për sezonin e ri. Mbajeni me bluza apo këmisha.

Tyli

Nuk duhet tepruar me tylin, por disa fruta të lehta apo pjesë të holla nepër fustane, bluza apo funde do ngjajnë mirë.

Transparenca

Një bluzë apo kanatjere e tejdukshme për t’u mbajtur poshtë do ju bëjë edhe më sensuale.