Ja sëmundja nga e cila vdiq Astori, kapiteni i Firences

Takikardia është një ndryshim i ritmit të zemrës, karakterizuar nga përshpejtimi i papritur i kontraktimeve, mbi 90/100 rrahje në minutë, të cilat alternojnë me rrahje të rregullta.

Të dy format kryesore janë atri dhe ventrikular, nga të cilat e dyta është më e rrezikshme për jetën e pacientit.

Takikardia është një përshpejtim i papritur i rrahjeve, i cili alternon me faza me rrahje të rregullta. Ka dy lloje kryesore dhe gjithashtu duhet theksuar se rezultatet mund të jenë fatale, siç ndodhi me kapitenin e pafat të Fiorentinës Davide Astori.

Çfarë është takikardia?

Është një formë e aritmisë, një çrregullim, tkurrje kardiake, që ndryshon përshpejtimet mbi 90-100 rrahje për minutë në faza me rrahje zemre të rregullta. Gjendja shkakton shumë ankth.

Mund të shkaktohet nga fibrilacioni atrial, që mund të ketë shumë origjina, siç janë sëmundjet gjenetike, hipertensionet dhe sëmundjet e valvulave. Takikardia mund të jetë kërcënuese për jetën.

Llojet e takikardisë:

Takikardia ndahet në dy lloje, takikardi atriale dhe takikardi ventrikulare, brenda të cilave ka nëngrupe. Takikardia atriale është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të shkaktojë komplikime serioze si për shembull, sulme ishemike.

Takikardia ventrikulare, nga ana tjetër, është shumë më e rrezikshme në terma të vdekshmërisë së papritur, për shkak të arrestit kardiak. Davide Astori, vuante nga takikardia ventrikulare.

Simptomat

Gjendja e përgjithshme është ankthi, i shoqëruar nga një ndjenjë e ‘vdekjes së afërt’ për shkak të infarktit. Simptoma të tjera përmendim, dhimbjet e gjoksit, marramendje dhe dhimbje të forta koke.

Shkaqet

Shkaqet janë të shumta, të lidhura me dëmtimin strukturor ose anomalitë elektrike të zemrës, që lindin nga sëmundje gjenetike ose të tjera. Ushqimi mund të shkaktojë takikardi. Kujdes! Gjithashtu mos konsumoni shumë pije të pasura me kafeinë.

Kura

Trajtimi për një takikardi ka për qëllim stabilizimin e ritmit të zemrës, dhe mund të bëhet me një terapi elektrike. Amiodaroni dhe adenozina janë ndër barnat më të përdorura.