Jeni gati? Edhe kjo këngëtare me famë botërore vjen në Tiranë

Më 28 qershor, një tjetër emër i njohur i muzikës, (Ayo) vjen në Tiranë. Këngëtarja pritet të performojë në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial me hitet e saj ndër vite.

Ndër këngët e saj më të dëgjuara janë “Down On My Knees”, “Technology”, “Rolex” etj.

Bileta kushton 2300 lekë të reja dhe gjendet në çdo zonë të amfiteatrit.