Kishte takim me artistët për Teatrin, PD nxjerr rininë dhe gjuan me vezë Veliajn (Video)

Një incident ka ndodhur sot para fillimit të takimit të Veliajt me artistët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, do të zhvillonte një takim me artistën për të diskutuar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe planin e qeverisë për të ndërtuar një të ri.

Ndërkohë që Veliaj po shkonte drejt takimit, disa të rinjë të PD-së e kanë qëlluar me vezë.

Takimi ishte mes Veliajt dhe artistëve, por duket se kjo është shfrytëzuar nga opozita për të dalë dhe të nisë sulmet fizike.