Kosova dhe Austria nënshkruajnë memorandumin e rëndësishëm

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook të parlamentit austriak bëhet me dije se një memorandum është nënshkruar mes Kosovës e Austrisë.

“Një memorandum për vazhdimin e një projekti të demokracisë në Prishtinë u nënshkrua gjatë vizitës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin Volfgang Sobotka javën e kaluar.

“Austria është mik i Kosovës që nga fillimi dhe mbështet pavarësinë dhe afrimin e vendit me BE-në”, konfirmoi Presidenti i Këshillit Kombëtar.