Kryemadhi shpreh ngushëllimet për vdekjen e Hilmi Haradinajt

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në një status në rrjetin social Facebook, Kryemadhi ndër të tjera shkruan: “Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!”