Kujdes! Nëse ja thoni partnerit tuaj këto 3 gjëra, do ju braktisë!

Partnerët meritojnë të trajtohen me respekt dhe besim.

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i thoni partnerit, sepse rrezikoni ndarjen. Sipas intv.al janë këto:

  1. Të thashë më përpara, vetë e ke fajin

Nëse shpreheni në këtë mënyrë, ju po ngatërroni rolet, po dukeni si një prind. Nëse bëni këtë figurë, do e mërzisni partnerin dhe lidhja juaj nuk do jetë e shëndetshme.

  1. Puna jote nuk mjafton 

Nëse mundoheni të ulni vlerat e partnerit, për të ardhurat që sjell në shtëpi, do rrezikoni të keni vetëm grindje. Nuk duhet të tregoni që vetëm puna juaj ka rëndësi, sepse kjo tregon se nuk keni respekt.

  1. Nuk më pëlqen familja jote

Edhe pse ju mund ta mendoni vërtetë këtë gjë, duhet të tregoni takt për t’i thënë këtë gjë, sepse do e bëni të ndihet keq. Familja është gjëja më e rëndësishme për të gjithë, prandaj duhet të tregoni kujdes, përpara se të shpreheni.