Kukësi merr Sebino Plakun për Kupat e Europës

Kukësi ka zyrtarizuar sulmuesin Sebino Plaku, i cili do të veshë fanellën e nënkampionëve të Shqipërisë në kupat e Europës.

Marrëveshja është arritur vetëm për kupat e Europës dhe Plaku do të jetë zëvendësuesi i Gurit te verilindorët.

Në bazë të paraqitjes në ndeshjet e Europës, drejtuesit e Kukësit, do të tentojnë të arrijnë marrëveshjen për ta patur sulmuesin gjatë gjithë sezonit të ardhshëm.