Kur berberi bën art, Messi “skalitet” në kokë (Foto)

Një berber në Serbi ka “skalitur” portretin e Lionel Messit në prag të nisjes së Botërorit. Mario Hvala shpalos kreativitetin e tij të lirë kur rruhet ose kur qethet koka e tifozëve të ndryshëm.

“E gjitha filloi nëntë vjet më parë, – thotë ai, me një sugjerim për një klient, – për të bërë diçka të ndryshme. Kjo që po shihni kësaj here përfundoi me një tarantulë të skalitur nga prerja e flokëve në anën e pasme të kokës së njeriut.

Dhe është kthyer si diçka në modë në qytetin e dytë më të madh serb të Novi Sadit. Portretet janë më komplekse, kur bëjmë tatuazhet e flokëve”, – sqaron Hvala për “AFP”.

Me Serbinë të kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi, Hvala goditi idenë e “vizatimit” të fytyrave të dy lojtarëve më të mirë të futbollit në botë për tifozët.

“Kur kam bërë portretin e Ronaldos kam marrë shumë komente pozitive dhe njerëzit janë habitur, – thotë 35-vjeçari. – Klientët e “flokëve tatoo” shpesh tërheqin vështrime kurioze nga kalimtarët, ose marrin kërkesa për fotografi. Dhe ndoshta këtu është i gjithë suksesi i kësaj pune”.

Një qethje normale në sallonin e tij kushton 1000 dinarë (8 euro, 9.5 dollarë), por një “dizenjim” i plotë i këtij lloji kushton 150 euro.

Për Sreten Pantic, 35 vjeç, i cili zgjodhi të bënte Ronaldon në kokën e tij, dhe për Aleksa Maricevic, 27 vjeç, i cili zgjodhi të bënte Messin, berberi Hvala punoi pa pagesë, për qëllime promocionale.