“Kur na përjashtuen prej Vetëvendosjes, Albini veç sa s’luejti menç”

Nga Salih Mehmeti*

Në atë miazmë dëshpërimi, secili prej neve e shestojke utopinë e nji bote të re, do me vizione egalitariste e do me kthim eskatologjik të nji kohe të artë. Nji naivitet i falshëm për të dy palët. Me kryet në erë lexojsha e andrrojsha, si për kërkan tjetër, për Lekën e Madh, për arketipin tem.

Rafti me libra për Lekën prej William Tarn-it, Charles Robinson-it, Ulrih Wilcken-it, Arthur Weigall-it veç çka i bante me flatra pasionet e djelmnisë.

Atë ditë

Atë ditë kur na përjashtuen prej Vetëvendosjes, si grup anmiqësor që po e rrezikonte lëvizjen, Albini veç sa s’luejti menç. Në nji takim gati 3 orë, ku veç edhe thikat sa su nxerren, ai masi nuk la gja pa thanë (qysh demek lëvizja po kërcënohej prej përbetimeve të shërbimeve të hueja, etj, etj), ashtu i ndërkyem, po ma ban:

“Unë se du Lekën e Madh se ai u kan pushtues; unë e du Skënderbeun se ka ba luftë defansive”.

Teksa shfryente me stërka pshtyme, ai me lëvizje erratike të duerve iu jepte fjalëve nji dramacitet plastik.

“Leka i Madh e ka djeg Persepolisin – vazhdoi me ulurue – Unë jam kundër djegies së Persepolisit”, briti me sa i hangër gërmazi dhe u ulë tu dihatë.

Nuk tu besojke qysh tërbimi e pat shpërfytyru, aq sa nji ngjarje infamoze të para 2 mijë vjetve e interpolojke në nji ditë koti të shkurtit 2010. E përjetojke. Kjo dromcë i qet përjashta rropullitë e Albinit: ai përnjime e imagjinonte vetën si në nji çadër lufte, ku diskutohet për rrethim qytetesh, maqina lufte, përdredhore, ballista, shtiza, për thymje portash…

“Epo unë jam me e djeg Persepolisin”, i thashë krejt qetë e n’mënyrë flegmetike.

Si në nji skenar të Sergio Leone-s, kjo botë përnime ndahet në dy lloje njerëzish: në ata që janë kundër djegies së Persepolisit, dhe në ata që e duan djegien e Persepolisit😜. E ju?

. Në nji takim gati 3 orë, ku veç edhe thikat sa su nxerren, ai masi nuk la gja pa thanë (qysh demek lëvizja po kërcënohej prej përbetimeve të shërbimeve të hueja, etj, etj), ashtu i ndërkyem, po ma ban:

“Unë se du Lekën e Madh se ai u kan pushtues; unë e du Skënderbeun se ka ba luftë defansive”.

Teksa shfryente me stërka pshtyme, ai me lëvizje erratike të duerve iu jepte fjalëve nji dramacitet plastik.

“Leka i Madh e ka djeg Persepolisin – vazhdoi me ulurue – Unë jam kundër djegies së Persepolisit”, briti me sa i hangër gërmazi dhe u ulë tu dihatë.

Nuk tu besojke qysh tërbimi e pat shpërfytyru, aq sa nji ngjarje infamoze të para 2 mijë vjetve e interpolojke në nji ditë koti të shkurtit 2010. E përjetojke. Kjo dromcë i qet përjashta rropullitë e Albinit: ai përnjime e imagjinonte vetën si në nji çadër lufte, ku diskutohet për rrethim qytetesh, maqina lufte, përdredhore, ballista, shtiza, për thymje portash…

“Epo unë jam me e djeg Persepolisin”, i thashë krejt qetë e n’mënyrë flegmetike.

Si në nji skenar të Sergio Leone-s, kjo botë përnime ndahet në dy lloje njerëzish: në ata që janë kundër djegies së Persepolisit, dhe në ata që e duan djegien e Persepolisit😜. E ju?

*Marrë nga profili i tij personal në Facebook