Lajm i mirë nga Gjermania/ Ministri i Jashtëm: Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, sipas dereuters.com. 

“Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë për në Bashkimin Europian, siç edhe Komisioni Europian i ka rekomanduar”, deklaroi Maas gjatë një fjalimi në Berlin.

Maas kërkoi edhe një rol më të besueshëm të Evropës në botë duke bërë thirrje për reforma me ndikim, sidomos në fushën ekonomike dhe atë monetare.

“Evropa duhet t’i tejkalojë ndarjet e viteve të kaluara”, theksoi Maas.