Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo në Kupat e Botës…

Teksa futbollistët më të mirë në botë përgatiten për turneun e tyre të katërt, po krahasojmë rekordet e tyre në kwtw kompeticion deri më tani.

Pavarësisht karrierave të tyre, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë luftuar gjithmonë për superioritet, dhe këtë muaj të dy superstarët do konkurrojnë në turneun e tyre të katërt të Kupës së Botës.

Asnjë nga futbollistët s’ka mundur të marrë akoma në dorë trofeun më të lakmuar në futboll.

Germany 2006 – Messi: Duke bërë debutimin e tij një vit përpara këtij turneu, 18-vjecari ishte pak a shumë një lojtar që ishte pjesë e ekipit të tij në Gjermani, duke qenë se luajti vetëm një ndeshje, në grupin C kundër Holandës.

Sidoqoftë ai e tregoi potencialin e tij me golin e tij të parë në Kupën e Botës, një gol në minutën e 88-të, në fitoren e madhe 6-0 kundër Serbisë dhe Malit të Zi..

Messi u la në stol në çerek finalen e Argjentinës kundër Gjermanisë, kështu që vetëm mundi të shikonte se si miqtë e eleminuan vendin e tij me penallti.

Germany 2006 – Ronaldo: Pas lotëve të tij në finalen e Euro 2004, ylli i atëhershëm i Manchester United njoftoi se do të merrte pjesë në Kupën e Botës ku ndihmoi Portugalinë në arritjen e saj më të madhe, ku shkuan deri në gjysmwfinale.

Ronaldo startoi vetëm një nga 4 ndeshjet e para të Portugalisë, një fitore 2-0 kundër Iranit, në të cilën ai shënoi golin e tij të parë të Kupës së Botës, përpara rolit të tij startues në fitoren kundër Anglisë në çerekfinale.

Ai u bë armiku numër 1 i publikut anglez pas përplasjes me Wayne Rooney, dhe një hero kombëtar në shtëpi pas shënimit të penalltisë fituese në fund.

Gjithsesi, një humbje në gjysmwfinale me Francën përfundoi ëndrrën e Ronaldos.

Afrika e Jugut 2010 – Messi: Pasi ka fituar të parin nga katër “Topat e Artë” rresht, ndërkohë që Barcelona dominon nën mbretërinë e Pep Guardiolas, Messi është tani lojtari kyç i Argjentinës.

Ai luajti çdo minutë të turneut në rolin e Diego Maradona-s, por nuk arriti ta gjente rrjetën në 5 ndeshje të luajtura pa asnjë gol.

Momenti më i mirë i Messit ishin 2 asistet në një fitore 4-1 në Grupin B kundër Koresw sw Jugut. Momenti më i keq ishte humbja 4-0 kundër Gjermanisë.

Afrika e Jugut 2010 – Ronaldo: Kishte kaluar te Real Madrid, por nuk i kishte fituar akoma 4 Champions League apo 4 “Topat e Artw” nw Bernabeu, ku e bënë një legjendë moderne.

Në fakt, edhe pse ai luajti çdo minutë që Portugalia ishte në fushë, Ronaldo nuk ishte nw momentin e tij më të mirë në Kupën e Botës, ku në fitoren 7-0 kundër Koresw sw Veriut arriti tw shënonte vetëm golin e fundit.

Këto 7 gola ishin të vetmet që u shënuan nga Portugalia në këtë turne, të pasuara vetëm nga barazime pa gola me Bregun e Fildishtë dhe Brazilin.

Kishte më shumë lot për Ronaldon kur spanjollët, rivalwt e tyre iberikë, fituan 1-0 dhe vazhduan rrugwn e tyre drejt titullit.

Brazil 2014 – Messi: Pas një sezoni pa çmime, por statistika të mira personale, Kupa e Botës 2014 supozohej t’i përkiste Messit.

Si fillim, dukej ashtu, pasi ai shënonte në çdo ndeshje grupi, duke përfshirë këtu një supergol të minutave të fundit kundër Iranit.

Gjithsesi, ai nuk shënoi në ndeshjet me eliminim direkt, madje as nuk dhuroi asnjë asist që pas fitores me Zvicrën.

Messi nuk ishte nw formën e tij më të mirw, në momentin kur Argjentina u mposht nga Gjermania. Pavarwsisht kwsaj, ai u emërtua si lojtari i turneut.

Brazil 2014 – Ronaldo: Paraqet pikët më të ulëta të karrierës së Cristiano Ronaldos. Ai ishte fituesi i Champions League, mbajtësi i “Topit të Artë”, kapiten i vendit të tij, kwshtu që presioni ishte i madh.

Portugalia dhe Ronaldo u shkatërruan. Goditja ishte marrë me një fitore 4-0 në duart e Gjermanisë, përpara se Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i merrnin njw barazim 2-2.

Ronaldo e mbajti rekordin e tij e të shënuarit gol në çdo Kupw Bote që ai luajti me një gol në minutën e 80-tw kundër Ganës, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, teksa Portugalia u eliminua nga Grupi G.