Mbledhja e Qeverisë në Durrës, Rama: Nga 1 korriku rriten pensionet

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi, pas mbledhjes së qeverisë, ku ka komunikuar disa nga vendimet e marra.

Lajm i mirë i kryeministrit ishte rritja e pensioneve nga 1 korriku për 665 mijë pensionistë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondit të pensioneve i shtohen 15 milionë dollarë për mbulimin e efekteve të rritjes me 2.8% nga muaji i ardhshëm.

Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik‘- tha Rama.

Kreu i qeverisë i është referuar bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës për riparim, pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar shtresa e asfaltit. Rama tha se punimet do përfundojnë në fund të muajit qershor.

Gjatë një konferencë për mediat, kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se Tirana dhe Durrësi do lidhen nga dy korridore, njëri me pagesë dhe tjetri pa pagesë. Sipas kryeministrit Rama, në mes të korrikut do të bëhet e qartë edhe analiza e këtyre varianteve, për të vendosur më tej se cili aks do të jetë më pagesë.

‘Kemi nisur projektin e mirëmbajtjes së rrugës Tiranë-Durrës. Riparimi i autostradës përfundon në fund të muajit qershorNë rrugën Tiranë-Durrës tani një ndërhyrje mirëmbajtje, pra një rehabilitim i shtratit të rrugës në zonën nga Kashari drejt Durrësit që është një problem serioz, dhe e kemi vënë re të gjithë.

Ndërkohë ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë’. -shtoi Rama.