Mblidhet sot KLD/ Ja vendimet që priten të merren për vendet vakante në gjykata

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të mblidhet ditën e sotme rreth orës 12:00, ku do të merren një sërë vendimesh.

Mësohet se në mbledhjen e drejtuar nga presidenti Ilir Meta, do diskutohet për plotësimin e vendeve vakante në gjykata. Duke qenë se ligji parashikon që transferimet dhe emërimet t’i kryejë KLGJ, kjo çështje ka qenë një ngërç.

Disa nga gjykatat kanë hyrë në kolaps, siç është ajo e Krujës, e Lezhës, pasi delegohet vetëm me një gjykatës, ndërkohë që mendohet se KLD mund të plotësojë këto vende vakante përkohësisht. Ndërkohë, një pikë tjetër e rendit të ditës është kërkesa për shkarkim të gjykatës Ahmet Jangulli, pjesë e Administratives së Shkodrës.