Moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë, shihni si duket me fustanin e bardhë (Foto)

Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri, kanë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre disavjeçare. Edhe pse e mbajtën të fshehtë datën e dasmës, çifti nuk arrijnë të fshehin një moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre.

Disa momente nga dasma që ka mbledhur familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit janë ndarë edhe në disa profile sociale. Revista Who ka publikuar foto kur çifti janë duke përshëndetur të ftuarit.

Edhe pse jo qartë, Jona duket si një Hirushe me fustanin e nusërisë. Ajo çka duket dhe gjithashtu nuk fshihet është edhe barku i rrumbullakosur i moderatores. Të dy të kapur prej dore, çifti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe pranë njerëzve të afërt.

Moderatoret Vilma Masha dhe Ilda Bejleri, të ftuara në dasmë, kanë publikuar disa momente nga dasma, ku Jona me Frenklin janë duke kërcyer.