Nesër Fiter Bajrami/ Falja e namazit në orën 06.00 në “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët myslimanë mbyllin mbrëmjen e së enjtes (14 maj) muajin e Ramazanit, 30 ditët e argjërimit.

Mbyllja e këtij muaji të rëndësishëm kremtohet me festën e Fiter Bajramit që është ditën e premte.

Komuniteti mysliman i Shqipërisë njoftoi besimtarët se falja e namazit të Fitër Bajrami do të kryet të premten në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, ndërkohë që programi me ligjërimet nga imamët nis më herët, rreth orës 5.30.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Brucaj uroi besimtarët dhe duke i kërkuar që këtë festë ta shfrytëzojnë si takime vëllazërore.

“Eshtë momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë”, u shpreh ai.