Pas Liverpool, një klub gjerman kërkon shërbimet e Thomas Strakoshës

Thomas Strakosha është kthyer në një objektiv të skuadrave të mëdha europiane në merkato. Pas interesimit të Liverpool, ka të tjera sirena për portierin shqiptar të Lazios.

Strakosha kërkohet së fundi nga Bayer Leverkusen në Gjermani, madje klubi i njohur ka gati ofertën zyrtare për të. “Corriere dello Sport” bën me dije se bëhet fjalë për një ofertë që shkon te rreth 30 milionë euro.

Një ofertë, që ka vënë në mendime Lotiton dhe Taren. Në rast se Strakosha do të shitet në Gjermani, atëherë Lazio mund të marrë  Sportiellon nga Atalanta ose Rui Patrizzio nga Sporting.

Bajer Leverkusen mund të humbasë në merkato portierin Leno, i cili është kërkuar nga Napoli. Klubi gjerman menjëherë ka nisur punën për zëvendësuesin e Lenos dhe në këtë moment dëshira më e madhe është pikërisht portieri kuqezi, Tomas Strakosha.