Pippa Middleton konfirmon shtatzëninë

Pippa Middleton ka konfirmuar se ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë me burrin James Matthews.

Motra e dukeshës së Kembrixhit lajmëroi lajmin për revistën Waitrose Weekend.

Zonja Middleton, 34 vjeç, tha se mbajtja e këtij lajmi larg vëmendjes mediatike ka qenë mjaft i vështirë.

Ajo gjithashtu tha se ka kaluar 3 mujorin e parë të shtatzënisë pa asnjë lloj komplikimi, ndryshe nga motra e saj Kate Midelton më tre shtatzënitë ë saj.

“Unë kam qenë me fat të kaloj skenën e 12 javëve pa vuajtur përzierjet e mëngjesit “, tha ajo.

Kjo më ndihmoi të vazhdoja me sportet e mia normalisht.

Në artikullin, të titulluar “Ushtrimi gjatë shtatzënisë”, zonja Middleton shpërndan këshilla dhe rutinat e palestër që ajo po ndjek gjatë shtatzanisë.

“Kam vënë re ndryshimin e trupit tim por përmes stërvitjes ndjej se po forcohet”, shkruante ajo duke siguruar lexuesit se do të mbahen të azhurnuar në muajt e ardhshëm.