Prapaskena, Salah i është ofruar vetë klubit të Barcelonës

Një lajm jo pak i bujshëm vjen nga e përditshmja spanjolle “AS”, që ka qenë në gjendje të mësojë se sulmuesi egjiptian Mohamed Salah i është ofruar skuadrës së Barcelonës nga mjedisi i tij i afërt dhe në këtë kohë ka negociata të hapura.

Barcelona, e cila ka folur edhe me njerëzit e Griezmann, është e hapur për çdo mundësi që të përforcojë një zonë të fushës, që ende e konsideron zbuluar, pavarësisht ardhjes së Dembele.

Opsioni “Salah” do të ishte alternativa më e mirë e mundshme për Griezmann. Egjiptiani është emëruar lojtari më i mirë i Premier League në sezonin e fundit dhe ishte golashënuesi më i mirë, me 32 gola.

Hap cilësor, gjithashtu, ka rezultuar për të sezoni fenomenal në Champions League, ku ai arriti në finale dhe vetëm një lëndim në ndeshjen finale kundër Real Madridit, në Kiev, e ka privuar atë nga lufta për titullin.

Përveç kësaj, ai e ka kualifikuar Egjiptin për në Kupën Botërore të Rusisë dhe do të jetë yll i “faraonëve” në këtë turne të kësaj vere, pavarësisht se është dëmtuar në shpatull.

Ashtu si me të gjitha yjet e veta, Liverpool është i gatshëm ta shesë Salah, megjithëse do të kërkojë më shumë se 100 milionë euro.