Protesta e të rinjve të PD, reagon Rama: Njësoj si çingiet tek filmi “Koncert në vitin ‘36”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e të rinjve të PD-së, ku priten me pankarta në duar kreun e qeverisë në Klos, duke i kërkuar dorëheqjen.

Rama ka thënë me ironi se janë njësoj si çingiet tek filmi “Koncert në vitin ‘36″.

Pjesë nga deklarata

Nëse do ishin bërë gjërat me radhë, ‘Rruga e Arbrit’ do kishte mbaruar 10 vite më parë. Por qeveria jo vetëm nuk e përfundoi por vetëm e pickoi, siç bëri në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu na la dhe një gropë të madhe borxhesh.

Kemi gjetur 5 kontrata, por rruga nuk shihej asgjëkundi. E njëjta situatë ishte kudo dhe dua ta përsëris pasi kjo ishte një situatë e rëndë.

E di si është historia e qeverisë sonë, sikur kryefamiljari kishte lënë të gjitha lekët në kazino dhe i lë borxhet familjes. Kështu ishim dhe në kur morëm qeverinë se ashtu e kishte bërë Saliu.

Kur po vija rrugës, pash nja 20-30, ishin njësoj si çingiet në Koncert në vtin 36. Por ky është më qesharak se roli i Albert Vërrisë në filmin “koncert në vitin 36”.