Rama nis ‘pastrimin’, shkarkon 6 drejtorë të Hipotekave dhe ALUIZN-it

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 4 drejtorë Hipoteke dhe dy të ALUIZN-it.

Mësohet se shkarkimet janë bërë për shkak të performancës së ulët.

Vendimi në fjalë erdhi pas një takimi që kreu i qeverisë zhvilloi me Drejtoret Rajonale të Hipotekave dhe ALUIZN-it.