Rama shkarkoi 6 drejtorë/ Reagon Vasili

Vjen reagimi nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, pasi kryeministri Edi Rama shkarkoi sot 6 drejtorët ë Hipotekave dhe ALUIZN-it.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili ironizon Ramën, ndërsa shtoi se vet i emëroi drejtorët dhe po vet i shkarkoi.

REAGIMI I VASILIT

Po ky germadha kryeminister a i emeroi vete keta drejtoret e hipotekave, qe po i shkarkon tufa tufa?

Po ky kryeminister na cau derrasat,duke thene qe po i emeron drejtoret me konkurs, me portal, me me kritere,me seleksionim. Se qau e lau dikur ky se medemek fajin ja kishin te tjeret qe punet nuk i shkonin mire.

Po tani qe i zgjodhi vete keta drejtoret kush ja ka fajin?

Fajin ja ka vetem vetja e tij dhe shkollepakesia e tij proverbiale.

Eshte i paafte dhe pike, s’ja kane fajin as drejtoret dhe as nuk i bejne derman as drejtoret qe heq dhe as gjithe qeveria sikur ta nderroje te gjithen.

Trurin shtuf nuk e rigjeneron dot as ilacet dhe as bari.