Rusia e nis mbarë, mposht Arabinë Saudite (Video)

Vendi organizator, Rusia, e ka nisur mbarë Botërorin në shtëpinë e vet, duke fituar me rezultatin 5-0 ndaj Arabisë Saudite. Tri pikë me shumë vlerë dhe në rast edhe të një tjetër suksesi, atëherë Rusia do të kalonte me shumë siguri në fazën tjetër.

12 minuta i janë dashur Rusisë për të gjetur golin e parë, kur Gazinski shënoi me kokë në portën e arabëve dhe duke ngritur peshë stadiumin Luzhniki të Moskës.

Ky gol u dha zemër rusëve dhe në fundin e pjesës së parë Çerishev shënon golin e dytë, teksa mbrojtja e Arabisë Saudite ishte hapur e gjitha.

Në pjesën e dytë Rusia nuk e ul ritmin dhe për pasojë, vjen edhe goli i tretë në minutën e 74-t. Dzuba shënon me kokë, duke çliruar plotësisht tifozët e pranishëm.

Më pas Rusia administron rezultatin, pse jo tenton edhe një gol të katërt. Dhe arrin në fundin e ndeshjes, me anë të Çerishev, që shënoi edge golin e dytë.

Nuk përfundon këtu, në fund ka edhe një gol të pestë. Përfundon 5-0, me Rusinë që merr menjëherë kreun e Grupit A.

Nesër në orën 14:00 luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, Egjipt-Uruguaj, ndërsa Rusia do ta luajë ndeshjen e radhës më 19 qershor, pikërisht ndaj Egjiptit.