Rusia i ndalon Era Istrefit performancën në Botëror?

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi pak javë më parë bëri publik lajmin që është pjesë e këngës së Kampionatit Botëror 2018.

Ditën e sotme fillon zyrtarisht Botërori dhe u përfol gjatë se në hapjen e tij do të performohej kënga ‘Live it up’ e cila këndohet nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith.

Por sipas ‘Lajme.net’  një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sot në hapjen zyrtare. Era nuk ka qenë e pranishme për të kënduar.

Nëna e saj Syzana Tahirsylaj në një prononcim për mediat kosovare ka treguar, se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij.

“Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.