Rusia “likuidon” Arabinë Saudite që në pjesën e parë (Video)

Ka nisur zyrtarisht Kupa e Botës, ku në Luzhniki të Moskës po luhet ndeshja e parë mes Rusisë vendëse dhe Arabisë Saudite, takimi i cili nisi pas ceremonisë së hapjes.

Rusia ka shënuar dy herë në pjesën e parë, duke treguar supremacinë në shtëpinë e saj, karshi publikut të vet. Presim çfarë do të ndodhë gjatë 45 minutave të tjera.

Rusi-Arabi Saudite 2-0

12’Gazinski, 43′ Çeriçev

Rusia: Akinfejev, Samedov, Fernandes, Ignasheviç, Kutepov, Zhirkov, Zobnin, Gazinskij, Xagojev, Golovin, Smolov. Trajner: S.Çerçesov.

Arabia Saudite: Al Muaiouf, Al Burayk, Al Daësari, Al Faraj, Al Jasim, Al Sahlaëi, Al Shahrani, Al Shehri, Haosaei, O.Haësaëi, Otayf. Trajner: J.Pizi.