Si të shmangim gabimet në kuzhinë që helmojnë ushqimin

Kur jeni fillestarë në kuzhinë, ka shumë gjasa që të bëni një nga këto gabime të zakonshme të kuzhinierëve amatorë. Nuk po themi që s’jeni kuzhinierë të mirë, ama duam t’ju ndihmojmë që të përmirësoheni akoma edhe më shumë.

Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë e kanë shpesh pikënisjen nga vendi ynë i preferuar, kuzhina.

Sado që të përpiqemi të ushqehemi shëndetshëm, procesi i gatimit dhe mënyra e përpunimit të ushqimit në kuzhinë është tejet i rëndësishëm.

Yndyrnat e gabuara
E dimë që vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm, por nuk mund të gatuani gjithçka me të. Gjalpi apo vaji i arrës së kokosit janë gjithashtu disa alternativa të mira por vetëm për disa ushqime. Secila prej këtyre yndyrnave kanë një pikë të caktuar durimi për nxehtësinë. Në një temperaturë të caktuar ato digjen. Kur vaji apo gjalpi nxjerr tym, atëherë me të janë çliruar radikalet e lira. Kufizoni përdorimin e vajit të misrit dhe sojës që shkaktojnë diabet. Sasia e rekomanduar e vajit në gatim është maksimumi dy lugë gjelle, jo më shumë. Vaji i ullirit ka disa përbërës të rëndësishëm që shkatërrohen në temperaturë të lartë ose në momentin që nxjerr tym.

Skuqja e ushqimeve
Ekspertët nuk ekzagjerojnë kur thonë se ushqimet e skuqura mund të jenë vdekjeprurëse nëse konsumohen çdo ditë. Skuqja zhvesh ushqimet nga çdo përbërës i shëndetshëm dhe i pajis ato me yndyrna trans dhe i bën toksike.

Pjekja e tepërt e mishit
Mishi i djegur, ose i gatuar më tepër seç duhet mbart rreziqe për shëndetin. Gatimi i mishit në temperaturë mbi 150 gradë, nxit lëshimin e 2 substancave të rrezikshme që dëmtojnë ADN-në e njeriut. Për më tepër, gjatë metabolizmit, substancat e njohura si HCA dhe PAH aktivizojnë disa enzima që rrisin gjasat për shtim të qelizave të dëmshme. Nëse e gatuani mishin në zgarë, atëherë përpiquni të shmangni periudha të gjata pjekjeje.

Pajisjet e gabuara
Konsumatorët shqiptarë paguajnë shumë për të pasur tenxheret dhe tiganët më të mirë, që nuk ngjisin dhe që pastrohen lehtë. Por, këto pajisje janë problematikë kur vjen puna tek toksinat që marrin nga gatimi. Shtresa jo-ngjitëse të këtyre pajisjeve janë të veshura me një kimikat të prodhuar në mënyrë industriale, që quhet acidi perfluroaktanoik ose C8. Edhe pse kjo sasi në veshjen e enëve nuk ka rrezikshëri të lartë për jetën, alternativa më të shëndetshme janë pajisjet prej hekuri, qelqi, qeramike dhe çeliku.

Tasat plastikë
Duhet të tregoni kujdes me tasat plastikë, pavarësisht se kushtojnë lirë. Shumica prej tyre përmban bisfenol-A, një substancë që kur tretet imiton estrogjenin në organizëm. Nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë rritje në peshë, çrregullim të ciklit, dhimbje koke dhe rrezikshmëri të lartë të radikaleve të lira. Zgjidhni qelqin në vend të plastikës.

Kripa dhe sheqeri
Shqiptarët e duan shumë si kripën ashtu edhe sheqerin, dy produkte që çorientiojnë shqisat. Në vend të këtyre produkteve, synoni alternativa të shëndetshme të ëmbla si mjalti ashtu edhe erëza pikante që rikthejnë ekuilibrat dhe mirëqenien në organizëm.

Tepër erëza
Kjo ndodh rëndom, mahnitemi nga erëzat dhe i mbysim ushqimet me to. Por me kalimin e kohës, kupton se një teknikë e mirë dhe përbërësit ndikojnë në shije shumë më tepër se vetë erëzat. Një vakt i mirë duhet të ketë maksimum tri apo katër shije të ndryshme themelore, së bashku me disa aroma.

Tigan jo mjaftueshëm i nxehtë
Nëse piqni apo skuqni, tigani (apo tepsia) duhet të jetë shumë i nxehtë. Për shembull, për tiganë specifikë nevojiten 5-7 minuta që të nxehen mirë.

Përzierja e ushqimit gjatë skuqjes
Shumica e njerëzve skuqjen e shohin si gatim të thjeshtë të diçkaje në temperaturë të lartë, por nuk është kështu. Ideja është që të skuqni ushqimin, e jo ta avulloni e kjo do të thotë vazhdimisht ta rrotulloni ushqimin duke e ‘hedhur’ e jo duke përzier me lugë.

Mos përdorni termometër
Këtë e bëjnë kryesisht të gjithë amatorët. Sa herë pyeten a kanë përdorur termometër, në 99% të rasteve thonë se jo.

Shumë lëng gjatë fërgimit
Shumë njerëz gjatë fërgimit shtojnë aq shumë ujë apo verë, sa mishi noton. Jo, mos e bëni këtë! Ka një ndryshim midis fërgimit dhe zierjes!

Shtimi i përbërësve në pjekje në bazë të shijes e jo përbërjes kimike
Kurrë mos shtoni asgjë në pjekje nëse nuk jeni plotësisht të njohur, jo vetëm me shijen, por edhe vetitë kimike. Është mirë të eksperimentohet, por në mënyrë të kujdesshme.