Spanja nuk humb kohë, Fernando Hierro zgjidhet trajneri i ri

Federata Spanjolle e Futbollit nuk e ka pasur të vështirë që të zgjedhë trajnerin e ri që do të zërë vendin e lënë bosh nga Lopetegu, i cili u shkarkua gjatë ditës së sotme.

Vendin e tij do ta zërë drejtori teknik i kombëtares spanjolle, Fernando Hierro, i cili sot do të prezantohet zyrtarisht para mediave dhe njëkohësisht do të kryejë edhe seancën e parë stërvitore të skuadrës.

Ai do të jetë një trajner i përkohshëm, pasi kontrata e tij skadon në përfundim të Botërorit, por gjithsesi, e ardhmja e tij mund të vazhdojë në krye të Spanjës në varësi të rezultateve që skuadra do të arrijë në Botëror.